Bosnje, arrestohet Fazlliç, biznesmeni mafie i Ballkanit
Albeu.com
Është arrestuar dje në Sarajevë në Bosnje Damir Fazlliç, një emër i njohur si ndërmjetës qeverish dhe biznesesh në Ballkan. Serbo-boshnjaku është arrestuar nën akuzën e shantazhit financiar, por mbi emrin e tij rëndojnë shumë dyshime. Ai akuzohet se është një ndër emrat kryesor, që ka urdhëruar vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiç.

Fazlliç është i njohur edhe në Shqipëri, si ndërmjetësues i një sërë firmash të ndërtimit dhe bizneseve të tjera. Ai ka lidhje edhe me Partinë Demokratike, me të cilën ka ndërmjetësuar gjatë vitit 2005, lidhjen e kontratës me kompaninë BJR, e cila ishte konsulentja zyrtare e kësaj partie në fushatën elektorale.

Serbo-boshnjaku ka edhe lidhje të tjera me elementët e krimit dhe të politikës. Mediat thanë gjatë kohës së tragjedisë së Gërdecit, se ky person ishte i përfshirë në afera të shumta të trafikimit të armëve dhe lidhjeve të tij me politikanë dhe figura zyrtarësh të lartë. Ai mendohet se ishte ndërmjetësi mes MEICO-s dhe shoqërisë se Diverolit për tregtinë e fishekëve ne Afganistan. Ai rezulton të jetë ortak në katër biznese në Shqipëri.
Shtuar më 05/10/2008, ora 06:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori