Bosnje, arrestohen tre te dyshuar serbe per gjenocid
Albeu.com
Policia e Bosnjës arrestoi dje tre ish-policë serbë, të dyshuar për gjenocid gjatë masakrës së Srebrenicës në vitin 1995. Kjo u bë e ditur prej policisë dhe televizionit kombëtar. Sipas policisë, tre burrat u arrestuan në qytetin e Srebrenicës në lindje dhe në Bijeljina në verilindje të vendit. Sipas televizionit, të arrestuarit janë Duško Jelić, Zoran Ilić dhe Mendeljev Džuić. (alsat)
Shtuar më 29/10/2009, ora 19:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori