Bosnja po shkon drejt shpërbërjes
Bosnja është drejt shpërbërjes njësoj si ish jugosllavia, ka deklaruar Dodik. "Republika Serbe nuk është avokate e shkëputjes, por ne e shohim se Bosnja po rrënohet dhe do të shpërbëhet si ish Jugosllavia. Kjo do të kthehet në një fakt politik", deklaroi Millorad Dodik.

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës shtoi se raportet mes dy entiteteve në vend janë përkeqësuar pas rastit të gjeneralit në pension Jovan Divjak. Ky i fundit u arrestua kohë më parë në Austri, bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtar të iniciuar nga Serbia. Beogradi e akuzon gjeneralin në pension për krime lufte.

Dodik, për mediat serbe, tha se të huajt menjëherë nisin të mbrojnë të dyshuarit për krime lufte sapo nisin hetimet. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2011, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori