Pa Beatrixën, Donaldi “e dogji” pas daljes nga BBV, por gjesti për këngëtaren po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme aktori Donald Veshaj festoi natën e parë pas daljes nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’. Ai ishte në një nga clubet eTiranës bashkë me Elgitin, Romeon, Fifin, Kledin e miq të tjerë.

Mungesa e Beatrix nuk mund të kalohej pa rënë në sy.

Megjithatë, aktori u sigurua që ta kujtonte para një publiku të tërë. Ai, Elgiti dhe Romeo ishin në skenë duke kënduar e kërcyer. Performanca e tyre u mbyll me këngën “Nën një portokalle”, e cila u mor si një dedikim për Beatrixën.

Kjo pasi Beatrix dhe Donaldi janë puthur për herë të parë në “Big Brother VIP” me këtë këngë në sfond.


Shtuar 20.02.2022 12:26