Bosnja arreston tre serbe te dyshuar per gjenocid
Albeu.com
Policia e Bosnjes ka arestuar tre të dyshuar për pjesëmarrje në masakrën në Srebrenicë gjatë luftës së viteve 1992-95. Zyra e prokurorisë në Sarajevë tha se ata ishin ushtarë të Armatës së Serbëve të Bosnjes.
Në korrik, 1995, forcat serbe e pushtuan Srebrenicën, e cila nga Kombet e Bashkuara ishte shpallur zonë e sigurtë, dhe vranë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë, në krimin më të madh prej Luftës së Dytë Botërore, i cili u cilësua si genocid.
Shtuar më 26/02/2010, ora 22:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori