Bosnja arreston dy ministra
Pëlqej
Policia boshnjake ka arrestuar sot 14 persona, mes të cilëve dhe dy ministra.

Në këtë shtet u vunë në pranga zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministër i Bujqësisë, Jerko Ivankoviç-Lijanoviç dhe ministri i Tregtisë, Milorad Bahilj.

Policia po sekuestron dokumente në 17 lokalitete të Hercegovinës, në zonat e Shiroki Brijegut, Mostarit dhe Grudes, në banesa dhe zyra të një kompanie që para luftës së viteve 1992-95 ishte vetëm një thertore dhe më pas u bë perandori e Lijanoviçëve: industri mishi dhe sallami, konçesionarë makinash, pikash karburanti, qendra tregtare dhe ferma, raporton Ansa.

Zyrtarët e lartë akuzohen për shmangie nga taksimi për të paktën gjashtë milionë euro, për mashtrim fiskal, mashtrim doganor dhe pastrim parash. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori