Kreu i “Federal Reserve” Ben
Bernanke paralajmëroi ligjvënësit amerikanë se nëse nuk merret menjëherë një vendim për rritjen e
kufirit të
borxhit publik amerikan, ekonomia më e madhe në botë rrezikon të zhytet sërish në ujëra të turbullta.
“Është shumë e rëndësishme që Kongresi të ndërmarrë hapat e duhura përsa i takon
borxhit publik për të shmangur situatën ku qeveria e ka të pamundur të paguajë huatë e veta”, tha
Bernanke.
Sipas tij rritja e
kufirit të
borxhit jo domosdo përkthehet në autorizim për administratën dhe qeverinë
amerikane të rrisë shpenzimet, një ndër pikat ku mbështeten republikanët për të mos votuar rritjen e tavanit të
borxhit publik. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2013,
ora 15:07