Borxhi i jashtem i Greqise 423.5 miliarde euro
Albeu.com
Borxhi i jashtëm i Greqisë për një vit është rritur për 12 %, përkatësisht 44.3 miliardë euro, dhe ka arritur në 423.5 miliardë euro, njoftoi Banka Qendrore e Greqisë.
Në tremujorin e parë të këtij viti, borxhi shtetëror është rritur për 17.3 %, ndërsa në institucionet private kjo përqindje është 2.3, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, kryeministri grek George Papandreu ka deklaruar se vendi i tij është “në rrugën e drejtë” falë masave të kursimit.

Ai ka kërkuar nga deputetët e pavendosur të partisë së tij që në votimin e 8 korrikut në parlament të mbështesin ligjin për reformën pensionale, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Parlamenti duhet të votojë ligjin, i cili do të rrisë numrin e viteve të përvojës për daljen në pension, do të zvogëlojë përfitimet për pension të parakohshëm dhe do të rrisë moshën e pensionimit të grave nga 60 në 65 vjet, sa është e nevojshme edhe për burrat.
Shtuar më 05/07/2010, ora 13:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori