Borë në Florida për herë të parë pas 29 vitesh (VIDEO)
Banorët e veriut të Floridas nuk kishin parë kurrë dëborë që prej tre dekadash, derisa vala e të ftohtit që goditi bregun lindor të SHBA-së i preku sot.

Shërbimi meteorologjik kombëtar amerikan paralajmëroi kundër një stuhie të ashpër dimërore që do shkaktonte reshje të dendura dëbore, nga pjesa jugore e Floridas deri në rajonin e New Egland në verilindje të vendit.

Një paralajmërim për stuhi është bërë për qytetin e Nju Jorkut ku priten tetë deri në 18 centimetra dëborë mbrëmjen e sotme.

“Tallahassee, kryeqytetii Floridas në veri të “Sunshine State” u zgjua sot me një shtresë dëbore prej 0,25 centimetrash, për herë të parë që prej 1989″, sipas Weather Channel.

Stuhia ka shkaktuar tashmë mbylljen e rrugëve në Florida dhe një juglindje të Xhorxhias, ku guvernatori, Nathan Deal ka shpallir gjendjen e urgjencën në zonën bregdetare.

Qyteti i Nju Jorkut po përjeton temperatura të ulëta rekord që prej Krishtlindjeve.
Shtuar më 04/01/2018, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori