Bora ngrin Stambollin, anulohen 640 fluturime dhe bllokohen mbi 40 000 udhëtarë
Reshjet e dëborës të cilat kanë mbuluar Evropën, kanë bllokuar edhe Stambollin.

Për pasojë, kompanite ajrore deri më tani kanë anuluar 640 fluturime brenda dhe jashtë Turqisë të cilat duhej të realizoheshin përmes aeroportit "Ataturk".

Për shkak të vonesave të fluturimeve, në dy ditët rreth 29.000 udhëtarë kanë mbetur në aeroport, ndërkohë që 13.000 të tjerë janë vendosur nëpër hotele.

Vonesat e fluturimeve kanë shkaktuar probleme në aeroport, ndërsa pamundësia që të realizohen fluturimet e së shtunës ka detyruar udhëtarët që natën ta kalojnë brenda aeroportit.

Si rrjedhojë janë anuluar të gjitha fluturimet nga aeroportet ndërkombëtare të Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës për në Stamboll dhe anasjelltas. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2017, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori