Një nga mesfushorët më të mirë në botë rikthehet në “radarët” e Realit

Skuadra e Real Madrid është e vendosur të gjejë një lojtar të duhur për repartin e mesfushës.

Është lojtari i Chelsea, N’Golo Kante, ai i cili pëlqehet shumë nga ‘Los Blancos’. ‘AS’ raporton se lojtari është kthyer në radarin e Real Madrid, dhe madrilenët do të bëjnë të pamundurën për kartonin e tij.

Skuadra që mbanë pozitën e dytë në La Liga aktualisht do të synojë që këtë transferim ta kryej gjatë merkatos së verës.

Sigurisht, puna për transferimin e Kante nuk do të jetë e lehtë, duke ditur kualitetet e tij dhe dëshirat e Chelsea.

Mbetet të shihet se cili do të jetë plani i Florentino Perez për të siguruar kartonin e mesfushorit francez.


Shtuar 12.06.2020 14:03