Bombë në raftin e lodrave, evakuohet një çerdhe në Gjermani
Policia gjermane e ka evakuuar një çerdhe në qytetin perëndimor, Darmstadt, pasi edukatorët gjeten një bombë të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore në një raft në mesin e disa lodrave.

“Një fëmijë e ka gjetur një bombë ndezëse duke shëtitur në mal dhe e ka sjellë me vete në çerdhe,” ka deklaruar zëdhënësja e policisë gjermane Andrea Loeb.

Edukatorët e kanë thirrur policinë pasi kanë gjetur “mjetin e çuditshëm” në raft dhe si pasojë çerdhja është evakuuar me shpejtësi, ka thënë Loeb, duke shtuar se ekipi për çmontimin e bombave e ka larguar bombën nga çerdhja në mënyrë të sigurt.

Rreziku nga bombat e pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore ende ekziston në Gjermani edhe pas më shumë se 7 dekadave të përfundimit të luftës në vitin 1945. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2017, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori