Elyas
Dayee, gazetar i Radios
Evropa e Lirë, është vrarë të enjten në provicën afgane Helmad, si pasojë e një bombe që i është ngjitur në makinën e tij.
Omer Zwak, zëdhënës i guvernatorit të provinces, ka thënë për Radion
Evropa e Lirë se bomba e ngjitur në makinën e
Dayee, ka vrarë gazetarin dhe ka plagosur tre persona tjerë, duke përfshirë vëllain e tij.
Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.
Dayee ka punuar për Shërbimin e Afganistanit në Radion
Evropa e Lirë.
“Kolegu dhe miku im i dashur, Elyas
Dayee, ka humbur jetën në një sulm terrorist këtë mëngjes”, ka thënë Sami Mahdi, shef i byrosë në
Afganistan.
“Ai ka pasur gjithmonë një buzëqeshje në fytyrë. Ky është lajm i tmerrshëm”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i presidencës afgane, Siddiq Siddiqui, ka dënuar “vrasjen” e Dayees duke thënë se duke thënë se mbrapa sulmit qëndrojnë armiqtë e lirisë së shprehjes dhe mediave në
Afganistan”.
Dhuna është rritur në gjithë
Afganistan, teksa negociatorët qeveritarë dhe talibanët janë duke zhvilluar takime në Katar për të gjetur zgjidhje për luftën në
Afganistan.
Ende nuk është bërë asnjë pikë kthese prej kur kanë nisur bisedimet në muajin shtator./REL
Shtuar më 12/11/2020,
ora 09:49