Bombat zbulojnë bunkerin e Gadafit
Bombat dhe raketat, që po bien mbi Libi kanë zbuluar bunkerin e liderit libian, Muamar Gedafi. Një grup gazetarësh të huaj janë lejuar të vizitojnë vendstrehimin e tij, duke zbuluar një grup të madh kazermash betoni.

“Një labirint i vërtetë kazermash prej betoni, muresh të fortifikuar dhe tela me gjemba, të krijuar për të sprapsur cdo grusht të mundshëm ushtarak”, e përshkruan New York Times.

Por koloneli ka edhe një mbrojtje tjetër. Qindra mbështetës të tij, shumica gra dhe fëmijë janë ofruar të kthehen në mburoja njerëzore për liderin e tyre.

Një pjesë janë familjarë të forcave të Gedafit të cilët thonë se do ta mbrojnë kolonelin me trupat e tyre në rast bombardimit të kompleksit.

“Nëse duan të qëllojnë Muamar Gedafin duhet të na qëllojnë të gjithëve”, tha për mediat ndërkombëtare e veja e një ushtari të rënë në luftime, e cila tani duhet të rrisë e vetem 6 fëmijët e saj.

Megjithatë, shumë raporte nga pjesë të ndryshme të vendit, sidomos nga zonat e kontrolluara nga rebelët, flasin për entuziazmin e banorëve në momentin e nisjes së bombardimeve.

Në Uashington qindra protestues u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë për të protestuar kundër ndërhyrjes ushtarake në Libi dhe kundër konflikteve në Irak dhe Afganistan. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2011, ora 16:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori