Bombarduesit rusë vrasin 15 civilë në Idlib të Sirisë, mes tyre 4 fëmijë
Pëlqej
Të paktën 15 civilë, në mesin e tyre edhe katër fëmijë, janë vrarë sot nga një sulm ajror në provincën siriane Idlib, ka njoftuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Numri i të vdekurve mund të rritet, pasi ka një numër të madh të të plagosurve, të cilët janë në gjendje të rëndë”, thuhet në deklaratën e Observatorit, raporton AFP.

Sipas Observatorit, sulmi është kryer nga aeroplanë rusë, që veprojnë si një mbështetje ndaj qeverisë siriane.

Pak ditë më parë, në Idlib u krye sulmi në të cilin besohet të jenë përdorur armë kimike që vranë të paktën 87 persona./Albeu.com/


Shtuar më 08/04/2017, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori