Bombarduesi TU-22M3, i cili ka kushtuar 35 milionë funte për t’u ndërtuar, është parë duke u përgatitur për t’u nisur , por shpejt bëhet e qartë se
avioni është jashtë kontrollit.
Në një përpjekje të dështuar për ta ngadalësuar, piloti lëshon një parashutë, por
avioni vazhdon sërisht të shtojë shpejtësinë.
Ai ecën drejt pistës derisa më pas përplaset me një linjë pemësh.
Momenti “turpërues” ndodhi në Shaikavka Airbase të Rusisë, në 14 shtator por videoja është publikuar së fundmi, shkruan Daily
Star, përcjell albeu.com
Incidenti ka ndodhur gjatë lojërave ushtarake “Zapad 2017”, gjatë të cilave u përfshinë rreth 13,000 trupa, 70 avionë si dhe 250 tanke.
Stafi prej 4 vetash që ndodhej brenda bombarduesit arriti që të largoheshin përpara se
avioni të përplasej./albeu.com/
Shtuar më 28/09/2017,
ora 16:08