Bombardohen rafineritë e naftës të ISIS
Pëlqej
Aeroplanët ushtarakë të Amerikës kanë bombarduar rafineritë e naftës të përdorura nga militantët e ISIS.

Kjo, pasi nafta është burimi nga i vijnë më së shumti të ardhurat organizatës.

Forcat e koalicionit kanë shkatërruar tri rafineri të improvizuara të naftës në qytetin Tal Abjad, ka njoftuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Forcat e koalicionit kanë lëshuar raketa mbi Kobane, nga ku kanë ikur mbi 140.00 njerëz, pas paralajmërimit të lëshuar se qyteti do të bombardohet. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori