Bombardimet ajrore vrasin dhjetë palestinezë të tjerë në Gaza (FOTO LAJM)

Pëlqej
Bombardimet e Izraelit mbi Gaza kanë marrë jetën e dhjetë personave.

Zyrtarët palestinezë janë shprehur se ushtarët izraelitë kanë bombarduar sërish nga ajri, në shtëpi dhë nëpër xhami.

Numri i të vrarëve në këtë rajon është duke u rritur vazhdimisht prej se ka përfunduar armëpushimi më 19 gusht.

Gjatë kësaj periudhe, militantët e Hamasit kanë goditur po ashtu territorin e Izraelit me qindra raketa dhe mortaja.

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës që pas shpërthimit të konfliktit të fundit ka kaluar 2.100 personat. /albeu.com/

Shtuar më 26/08/2014, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori