Bollivudi në zi, aktorja e njohur ndahet nga jeta
Zia ka pushtuar botën e artit indian ditën e sotme.

Aktorja e njohur indiane e Bollivudit, Sridevi Kapoor, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare për shkak të një infarkti.

Aktorja e njohur ndodhej në Dubai në dasmën e nipit të saj kur ndërroi jetë.

Për mbi 4 dekada me radhë ajo ka interpretuar në më shumë se 150 filma duke përfshirë edhe filma klasikë si Mr India, Chandni, ChaalBaaz dhe Sadma.

Ajo cilësohej si një nga të paktat aktore indiane e aftë të arrijë sukses të madh në kinematografi pa ndihmën e një protagonisti mashkullor në film.
Shtuar më 25/02/2018, ora 22:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori