Bob Carr emërohet Ministri i Jashtëm i Australisë
Kryeministrja australiane, Julia Gillard ka emëruar Bob Carr si Ministër i Jashtëm. Ai zëvendëson Kevin Rudd, i cili dha dorëheqjen pas disa mosmarrëveshjeve me kryeministren Gilard. Carr shërbeu si Kryeministër i Shtetit të përfshirë nga përmbytjet New South Wales për 10 vite rradhazi.

Në një deklaratë Bob Carr u shpreh se vlerëson arritjet e ish-ministrit Rudd si dhe do të kërkojë këshilltar e tij për disa çështje delikate. “Ne nuk zgjedhin momentin, shumë shpesh momenti na zgjedh neve”- u shpreh ai. Largimin e Rudd analistët e kanë cilësuar si një humbje të dyfishtë pasi la postin e Ministrit të Jashtëm ai humbi dhe mundësinë për tu vënë në krye të Partisë Laburiste. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2012, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori