Stephen O'Brien ka deklaruar sot se ndihmat
humanitare të OKB-së për popullsinë në
pjesën lindore të
Alepos, vijojnë të mbeten të bllokuara në kufirin turko-sirian.
"Shpreh keqardhje që karvani i OKB-së nuk ka mundur të futet në Siri kryesisht në
pjesën lindore të
Alepos ku rreth 275.000 persona janë të izoluar pa furnizime në ushqime, ujë, veshje apo kujdes mjekësor", deklaroi O’Brien.
Asnjë kontigjent me
ndihma humanitare nuk ka mundur të depërtojë në lindje të
Alepos prej fillimit të konfliktit më 7 korrik midis forcave të armatosura të qeverisë siriane dhe grupeve të armatosura.
"
Ndihma humanitare duhet të ketë karakter neutral, të paanshëm jashtë çdo axhende politike dhe ushtarake", zyrtari i OKB-së. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2016,
ora 15:32