Bllagojeviq ka pretenduar per vendin e Rikerit
Albeu.com
Senatori amerikan Millorad Rod Blagojeviq ka pasur pretendime të bëhet ambasador në Shkup. Sipas revistës “Globus”, këtë informacion e ka transmetuar agjencia e lajmeve Asoshieted Press, duke informuar për ... detale nga hetimet kundër senatorit nga Ilinoisi, i cili në dhjetor të vitit 2008 u arrestua për korrupsion. Gjatë hetimit është prezantuar biseda e tij telefonike me bashkëpunëtorin Dag Skofild, ku flet se dëshiron t’i përcjellë disa kërkesa presidentit Obama.
Si dëshirë të parë ai e ka përmendur postin e sekretarit të shëndetësisë, ndërsa si post “ngushëllues “ e përmend mundësinë të bëhet ambasador i SHBA-ve në Shkup.
Për realizimin e këtij qëllimi ai ka menduar se mund të sigurojë mbështetjen e biznesmenes së fuqishme Valeri Gjaret, për të cilën flitet se është e afërt me familjen Obama.
Kjo dëshirë e Bllagojeviq nuk u plotësua, pasi në ndërkohë u akuzua për keqpërdorim të postit.
Blagojeviq u bë senator në vitin 2003 ndërsa katër vite më pas hyri në Dhomën e përfaqësuesve. Ai i takon gjeneratës së dytë të emigrantëve serbë në SHBA. Babai i tij ka qenë punëtor, por vendimtare për karrierën e tij është ndikimi i babit të bashkëshortes – Riçard Mel, funksionar i lartë nga Çikago.
Për dëshirën e tij që të jetë më afër vendlindjes, gjithsesi është i rëndësishëm
fakti se ai është lobist i fuqishëm i interesave serbe në SHBA. Pas senatorit Gjorgj Vojnoviç nga Ohajo, ai është serbi i dytë që ka pasur funksion të lartë në SHBA .
Besimin në vendin e tij e fitoi pas negociatave të fshehta me Milosheviçin në kohën e bombardimeve në Serbi.
Bashkësia serbe në këtë vend me keqardhje e pranoi lajmin se është i akuzuar për korrupsion , sepse kishin shpresë në lobimin e tij. Sigurisht që bashkësia serbe do të ishte e kënaqur edhe nëse do të kishte “ njeriun e vet“ në rajon.
Edhe vetë presidenti Obama ka treguar se i ka ndihmuar shumë Blagojeviqit në karrierën e tij, sepse edhe ai vetë është nga Çikago. (lajm)
Shtuar më 07/07/2010, ora 11:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori