Blindohet Franca, në gatishmëri 5.500 policë (FOTO LAJM)

Parisi po bëhet gati për marshimin e liderëve të vendeve të ndryshme të botës dhe se për këtë marshim janë ndërmarrë të gjitha masat që ai të zhvillohet i qetë.

Ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazeneuve tha se po merren të gjitha masat e duhura për të mbrojtur vendin.

Ai tha se janë vënë në gatishmëri 5.500 policë dhe ushtarë.

Në këtë marshim pritet të marrin pjesë kryeministri britanik David Cameron, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri turk Ahmet Davutoglu, ai spanjoll Mariano Rajoy, ai italian Matteo Renzi, si dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Marshime të shumta paqësore janë mbajtur ndërkohë në qytete të ndryshme të Francës, ku përveç Parisit rezultojnë Orleans, Nisë, Pau, Tuluz dhe Nante, për të kujtuar viktimat e dhunës së kësaj jave./albeu.com/

Shtuar më 11/01/2015, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori