Blen 700 milione dollare kakao, c'rregullon tregun boteror
Albeu.com
Një financier britanik është njeriu që ndodhet pas tregtisë së kakaos, që me një dorë të vetme, arriti të blinte 700 milionë dollarë mall, duke shkaktuar një trazirë në tregun ndërkombëtar të kakaosAnthony Ward, 50 vjeç, bleu 241,000 tonë kakao. Kjo ka bërë që ai të ketë një fuqi shumë të veçantë në treg dhe të ndikojë shumë edhe në çmimin e çokollatës, transmeton gazeta Shqip. Ky transaksion, më i madhi i bërë deri tani në tregtinë e kakaos, është konsideruar si një veprim shumë i veçantë dhe i paprecedentë. Biznesmeni që e kreu këtë blerje, e filloi karrierën si një shpërndarës motoçikletash dhe më pas u mor me tregtinë e mallrave të veçantë duke u specializuar në tregtinë e kakaos dhe të kafesë. Ai ndërkohë ka një rrogë vjetore prej 5 milionë dollarësh dhe jeton në Londër me të shoqen. Jashtë punës njihet si admirues i madh i makinave të shpejta dhe i garave me to, si dhe një dashamirës i ushqimit të mirë dhe verërave të shtrenjta. Kakaoja e blerë nga ai me një transaksion të vetëm është e mjaftueshme për të përmbushur të gjitha kërkesat e tregut europian për një vit të tërë. Si rezultat i këtij veprimi, çmimi i kakaos është rritur me 0.7%, që përbën edhe çmimin më të lartë të kakaos që nga viti 1977. Në vitin 2002, ai arriti që të fitonte 40 milionë dollarë për dy muaj pas një blerjeje të tillë. Por jo të përmasave të herës së fundit.
Shtuar më 19/07/2010, ora 23:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori