Blair po angazhohet për të kundërshtuar daljen e Britanisë nga BE-ja
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, thuhet se po angazhohet për të kundërshtuar daljen e Britanisë nga BE-ja.

Sipas medieve ndërkombëtare, Blair pritet të shpallë "një mision" të tij për t'i bindur britanikët që "të ngrihen" dhe ta ndryshojnë mendimin e tyre për daljen nga Bashkimi Evropian.

Blair, ka thënë se njerëzit votuan në referendum "pa i ditur kushtet e vërteta të Brexitit", dhe se dëshiron të "krijojë mbështetje për të gjetur mënyrë për të dalë nga vrapimi aktual mbi tehun e shkëmbit".

Blair, i cili pati bërë fushatë për mbetje në BE, do të thotë se i pranon rezultatet e referendumit të qershorit të vitit të kaluar, por do të rekomandojë që të shikohet përsëri kjo çështje, pasi "ne kemi ndjenjë të qartë se kah po shkojmë". /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori