Bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Tony
Blair ka paditur shoqërinë mediatike të Rupert Murdoch për përgjime të
paligjshme të bisedave
telefonike. Konfirmimi është bërë nga ana e avokatit të saj i cili deklaroi se kishte depozituar një padi në emër të Cherie
Blair në
lidhje me një përgjim të paligjshëm të bisedave të saj
telefonike.
Padia është ngritur kundër “News Group Newspapers” ndërsa drejtuesit e këtij grupi mediatik nuk kanë dhënë komente në
lidhje me padinë. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2012,
ora 10:43