Blair: ISIS të luftohet ashpër në terren
Pëlqej
Ish-kryeministri britanik, Toni Blair është shprehur se bombardimet ajrore nuk do ta godasin dhe dobësojnë përfundimisht ISIS-in.

Sipas tij, për këtë arsye fuqitë perëndimore duhet të jenë të gatshme për një ndërhyrje tokësore në zonat ku vepron ISIS, në Siri dhe në Irak.

“Ju nuk mund të çrrënjosni këtë ekstremizëm nëse nuk shkoni atje ku ka origjinën”, ka shkruar Blair në një ese të tijën për situatën aktuale politike në botë, shkruan Rel.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca kanë nisur bombardimet ajrore kundër militantëve të ISIS-it. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori