Blair: Dhuna në Irak 'katastrofë'
Albeu.com
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit David Frost në një intervistë për programin anglisht të kanalit televiziv Al Jazeera, Blair pranoi se gjërat nuk kishin shkuar sipas planit.

Kryeministri britanik, Tony Blair, thotë se dhuna në Irak që pasoi pushtimin e udhëhequr nga amerikanët, ka qenë një katastrofë. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit David Frost në një intervistë për programin anglisht të kanalit televiziv Al Jazeera, Blair pranoi se gjërat nuk kishin shkuar sipas planit.

{nl}

"Po, ka qenë një katastrofë, por ajo që unë iu them njerëzve është kjo - përse është kaq vështirë në Irak? Situata nuk është e vështirë për shkak të gabimeve tona në planifikim, por është e vështirë sepse ka një strategji të qëllimshme nga militantët", tha zoti Blair. "Al Kaida me militantët sunitë nga njëra anë dhe militantët shiitë të mbështetur nga Irani në anën tjetër, krijojnë një situatë ku vullneti i shumicës së irakianëve për paqe pengohet nga vullneti i pakicës që kërkon luftë", tha kryeministri britanik. Në këtë intervistë kryeministri Blair insistoi se Britania nuk do të largohej para kohe nga Iraku. Më pas zyra e tij tha se komentet e zotit Blair në këtë intervistë ishin keqinterpretuar.

Shtuar më 18/11/2006, ora 14:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori