Bisedimet për ndalimin e dhunës, Clinton takohet me Netanyahun
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ndodhet në Lindjen e Mesme për bisedime që synojnë dhënien fund të dhunës në mes të Izraelit dhe Hamasit në Gaza.



Të martën Clinton u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, dhe pritet të takohet sot me presidenti palestinez Mahmud Abas. Sekretarja Klinton e quajti këtë një moment kritik për Izraelin, duke shtuar se angazhimi amerikan për sigurinë izraelite është i palëkundur.



Ajo tha se sulmet terroriste me raketa ndaj Izraelit duhet të marrin fund, dhe se një rezultat i qëndrueshëm është e nevojshëm për të nxitur sigurinë dhe aspiratat e Izraelit dhe palestinezëve. Ajo tha gjithashtu se ndjen dhimbje në zemër për çdo vdekje civile, izraelite dhe palestineze. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2012, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori