Bisedime mes Izraelit dhe Turqise
Albeu.com
Diplomatët të Izraelit dhe të Turqisë u takuan sot për bisedime të cilat u përshëndetën si “positive dhe të ngrohta” mes marrëdhënieve të përkeqësuara mes dy vendeve. Ministria izraelite në një deklaratë tha se ...... drejtori i përgjithshëm i ministrisë së Jashtme të Izraelit, Josi Gal u takua me Feridun Sirnirlioglu, nënsekretarin turk për punët e jashtme. Në deklaratë thuhet se bisedimet ishin me një sërë çështjesh dy palëshe dhe rajonale dhe për procesin e paqes. Të dy palët ranë dakort të mbajnë diskutimet e tyre të ardhshme në nëntor. Marrëdhëniet e mira midis Izraelit dhe aleati të saj të vetëm në botën muslimane u keqësuan shumë, kur Izraeli nisi ofensivën e saj shkatërruese 22-ditore në Gazë, më dhjetor 2008.
Shtuar më 02/05/2010, ora 23:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori