Biseda telefonike, Trump dhe Putin bëhen bashkë për t’i shpallur luftë ISIS-it
Presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë arritur të bien dakord për një marrëveshje të përbashkët për ndërhyrjen në Siri.

Në bisedën telefonike që zgjati 50 minuta, të zhvilluar sot, dy Presidentët kane folur për luftën e përbashkët kundër ISIS.

Në një deklaratë zyrtare, Kremlini njofton se Presidentët rusë dhe amerikane ishin në favor të një kordinimi real të veprimeve ruse dhe amerikane për të mposhtur ISIS dhe çdo organizatë tjetër terroriste në Siri”.

Trump ka thënë vazhdimisht se lufta kundër ISIS kërkon një bashkëpunim konkret me Rusinë, rreth propozimit të saj për një plan-veprimi më agresiv dhe efektiv.

Aktualisht Rusia është në një pozicion dominues në Siri por dhe Lindjen e Mesme në përgjithësi, pas nisjes së bisedimeve të paqes në Astana me Iranin dhe Turqinë, duke lënë jashtë loje SHBA-të./albeu.com/

Shtuar më 28/01/2017, ora 22:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori