Biseda e Cherif Kouachi me gazetarin pak para vdekjes (VIDEO)
Një prej vëllezërve Kouachi, ka biseduar me një gazetar pak minuta para se të vritej gjatë rrethimit në shtypshkronjën në zonën industriale të Dammartin-en-Goele.

Agresori, që u zyrtarizua si një prej autorëve të vrasjes se 12 personave në redaksinë e "Charlie Hebdo" u shpreh se ai dhe i vëllai janë mbrojtës të profetit Muhamed dhe se janë dërguar nga Al-Qaeda në Jemen. /albeu.com/

Ja telefonata me gazetarin:

Kouachi: Jemi mbrojtës të Muhamedit, u dërgova nga Al-Qaeda në Jemen. Ne nuk vrasim civilë, nuk jemi vrasës, nuk vrasim gra, nuk jemi si ju. Jemi mbrojtës të Muhamedit, ne kemi një kod nderi. Ne nuk vrasim civilë…

Gazetari: Ju kërkuat hakmarrje, vratë 12 njerëz?

Kouachi: Po ne kërkuam hakmarrje.

Gazetari: A planifikoni të vrisni në emër të Allahut?

Kouachi: Kë të vrasim, nuk e di. Ne nuk jemi vrasës, jemi mbrojtës të Profetit. Nëse dikush fyen Profetin ne e vrasim.
Shtuar më 10/01/2015, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori