13 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e rënies së
zjarrit në një shkollë fetare
myslimane në Rangun, mëngjesin e sotëm.
Policia birmaneze thotë se zjarrin e shkaktoi një problem elektrik.
Gjatë hetimit paraprak
policia gjeti se mbi-nxehja e një transformatori ishte përgjegjës për zjarrin, i cili vjen mes një vale të sulmeve budiste - muslimane në
Birmani.
Policia thotë se aktiviteti kriminal nuk ishte përfshirë si shkaktar i
zjarrit.
Policë të armatosur ishin vendosur në afërsi të objektit, të martën, ndërsa grupe myslimanësh të shqetësuar kërkonin hetim të mëtejshëm, duke vënë në dyshim versionin zyrtar të ngjarjes.
Zyrtari i policisë Thet Lwin u bëri thirrje mediave që të mos raportojnë se incidenti ka të bëjë me trazirat sektare, shkruan Zëri i Amerikës.
Disa xhami dhe objekte të tjera në pronësi
myslimane janë shkatërruar gjatë trazirave të fundit sektare, të cilat shpërthyen muajin e kaluar në qytetin qendror të Meikhtilas. Dhuna më vonë u përhap në disa qytete të tjera, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 43 njerëzve.
Edhe pse dhuna nuk ka arritur në Rangoon, qyteti ka mbetur e tensionuar, me një prani të madhe policore. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2013,
ora 10:56