Binjakët e ngjitur në kokë dalin me sukses nga salla e operacionit
Operacioni i shumë përfolur i binjakeve të cilët ishin të ngjitur në kokë ka dalë me sukses.

Anias dhe Jadon McDonalds, 1 vjeç, janë duke u kuruar në spitalin Montefiore të Bronksit, pas operacionit që zgjati plot 20 orë dhe që mund tu merrte jetën.

Operacioni u zhvillua të premten dhe kirurgët janë shumë të lumtur që ja dolën të shpëtonin të dy binjakët.

Sipas kirurgut që kreu operacionin Dr. James Goodrich është e pabesueshme se si ata ia dolën deri këtu.

Në gjysmë të operacionit, kirurgu veteran kishte sjellë në mend ta ndalonte procedurën kur zbuluan se djemtë ndanin më shumë nerva truri seç prisnin ata, megjithëse kishin përdorur imazhe 3D për t’u parapërgatitur./albeu.com/
Shtuar më 15/10/2016, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori