Bin Laden jeton ne luks ne Teheran
Albeu.com
Televizioni amerikan Fox News ka transmetuar një dokumentar që ndoshta mund të tërheqë vëmendjen e CIA-s, por edhe të Shtëpisë së Bardhë në luftën kundër terrorizmit.
Sipas Fox, njeriu më i kërkuar në planet, Osama Bin Laden jeton në një kompleks luksoz, në veri të Teheranit, duke u marrë me gjuetinë e fajkove.

Dokumentari është realizuar nga Alan Parrot, ish shefi i zyrës së gjuetisë së fajkove gjatë regjimit të Shahut. Një i njohuri i tij i ka folur për takimet me Bin Laden gjatë vitit 2003. Ndërkohë, Pentagoni nuk ka reaguar ende dhe i qëndron versionit se Bin Laden ndodhet ende në një zonë në veri të Pakistanit.

Sipas dokumentarit, drejtuesi i al-Qaedas jeton në një apartament bashkë me fëmijët dhe gruan dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ruhet nga Roja Revolucionare Iraniane dhe 4 truproja. Sipas Parrot, hera e fundit që është parë ka qenë në vitin 2008.
Shtuar më 05/05/2010, ora 14:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori