Bin Laden bleu arme ne Beograd
Albeu.com
Bin Laden, kreu i organizates terroriste “Al Kaeda”, ka blere arme ne Beograd gjate vitit 1996 ne kulmin e sundimit te Sllobodan Milloshevicit.Lajmi eshte bere i ditur nga e perditshmja e njohur e Beogradit “Politika”. “Kam pershtypjen se ai ishte me pak i rendesishem ne delegacionin i cili me 1986 provoi te blinte arme, kujton nje prej pjesemarresve te takimit. Atehere nuk kishte mjeker, ndoshta pak, por jo sa e ka tani.

Ishte me i riu ne grup. Kam pershtypjen se ishte me pak i rendesishem ne ate kohe. Kryesisht heshtte dhe shikonte. Nuk kishte nevoje qe ndonje te kthente vemendjen nga ai, pasi emri i tij nuk do te thoshte asgje”. Keto jane kujtimet e nje beogradasi, bashkebisedues i gazetes serbe “Politika”, deshmitar ne takimin e atehershem me 29-vjecarin Osama bin Laden, ne Beograd, ne vitin 1986.

Ai pranon te flase dicka per kete takim me kusht qe te mbetet anonim. Ai thekson se ate vit, ne seline e Drejtorise Federale te Shitjes se Mallrave (SDPR), eshte pritur delegacioni i bleresve potenciale te prodhimeve jugosllave, mes te cileve edhe udheheqesi tani famekeq i “Al Kaedas” dhe terroristi me i kerkuar ne bote.

Bin Laden si dokument identifikimi dorezoi pasaporten saudite me emrin e tij, me numer serik 2110/37. Osama bin Laden, gjate viteve ‘80 te shekullit te kaluar luftonte kunder sovjetikeve ne Afganistan dhe kerkonte blerjen e armeve ne shtete te ndryshme. /tch/
Shtuar më 13/01/2010, ora 17:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori