Bill Clinton flet pas 20 vitesh mbi skandalin me Monika Levinsky-n
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, në një intervistë për NBC News është përgjigjur rreth pyetjeve lidhur me skandalin seksual me Monica Lewinsky që përfshiu Shtëpinë e Bardhë në vitin 1998.

Ish-presidenti Clinton tha se do të përgjigjesha në të njëjtën mënyrë nëse faktet do të ishin të njëjta.

Bill Clinton në atë kohë u hetua për dyshimet se i kishte gënjyer hetuesit në dëshminë e parë mbi skandalin seksual.

Clinton ishte presidenti i dytë në historinë e Amerikës që vihej në një situatë të tillë, lëvizja për shkarkimin e tij u nis nga republikanët.

‘Kërkova ndjesë për familjen time, për Monica Lewinsky dhe familjen e saj dhe për popullin amerikan’

Ish presidenti e ka mbrojtur veten nga kritikat e kohëve të fundit të lidhjes së tij me Lewinsky në dritën e lëvizjes #MeToo, duke i thënë NBC News se ai kurrë nuk e ishte takuar me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë pas skandalit.

Shtuar më 05/06/2018, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori