“Bild”: Terroristët kanë shënjestër plazhet evropiane
Gjermanja “Bild” shkruan se ka rrezik për sulme terroristeplazhet europiane, sidomos në Itali dhe Spanjë, duke cituar burimet pranë shërbimeve sekrete italiane, të cilat janë në kontakt me ato gjermane.

“Plane për sulme terroristeplazhet tona”, shkruan gazeta, që duke cituar ekspertë të sigurisë shkruan: “të veshur si shitës ambulantë, militantët islamik mund të hidhen në erë në mes të turmës”.

Shënjestër e atentatorëve janë plazhet e Italisë, Spanjës dhe Francës së jugut, por që informacionet e siguruara që paralajmërojnë rrezikun vijnë nga Afrika.

“Terroristët janë të gatshëm të përdorin armë dhe eksploziv. Ndoshta në këtë mënyrë ISIS koncepton një dimension të ri të terrorit. Plazhet nuk mund të mbrohen”, thotë më tej një ekspert i sigurisë i cituar nga “Bild”. /Albeu.com/
Shtuar më 19/04/2016, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori