Bilanc tragjik në Bejrut: 27 viktima e mbi 2000 persona të plagosur (VIDEO)
27 njerëz kanë gjetur vdekjen dhe të paktë 2000 persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi masiv që tronditi kryeqytetin e Libanit, Bejrut të martën.

Burimet nga mediat vendase raportojnë se 500 prej tyre janë të shtruar në spital.

"Pashë një zjarr dhe re tymi që lëshohen mbi Bejrut," i tha një dëshmitar Reuters.

"Njerëzit po bërtisnin dhe vraponin, po gjakoseshin. Ballkonet u hodhën në erë. Xhamat në ndërtesat e larta u shpartalluan dhe ranë në rrugë."

Ndërkohë që dita e mërkurë është shpallur ditë zie në Liban.
Bejruti si fushë lufte: Ishte si një bombë bërthamore. Ky vend është i mallkuar! (FOTO&VIDEO)

Shtuar më 04/08/2020, ora 21:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori