Bilanc tragjik/ 50 persona të vrarë në Orlando
Omar Mateen, është personi që u përfshi sot në sulmin e armatosur në një klub nate të homoseksualëve në Orlando.

Sipas autoriteteve shtetërore të Orlandos, numri i të vrarëve në Florida ka arritur në 50.

Policia amerikan rastin po e trajton si “terrorist” dhe ka nisur hetimet për të kuptuar nëse sulmuesi i vrarë ka vepruar i vetëm apo në grup.

Ndërkohë, FBI ka njoftuar se sulmuesi ka pasur lidhje me ekstremistët islamikë.

RT-së, raporton se sulmuesi është identifikuar, e bëhet fjalë për shtetasin amerikan me prejardhje afgane, Omar Marteen (30 vjeç), nga Florida.

Shkon në 50 numri i të vrarëve në Orlando, identifikohet sulmuesi
FOX News raporton se numri i të vdekurve ka shkuar në 50 persona. Duke iu referuar CBS Neës, Mateen është qytetarë amerikan dhe vjen nga Port St. Lucie në Florida, transmeton lajmi.net

Sipas medieve amerikane, ai shkëmbeu zjarr me policinë pastaj hyri në klub dhe morri pengjet. Policia raportoi se Mateen ishte i armatosur me një pushkë, pistoletë dhe një pajisje të dyshit,
ai u vra nga një ekip i njësisë SWAT.

FBI e ka cilësuar si radikal islamik, ndërkaq është thënë se sulmi i tij ka qenë i përgatitur mirë dhe i organizuar./Albeu.com/
Shtuar më 12/06/2016, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori