Bilanc i zi në Turqi, kaq persona janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e tërmetit
Ka shkuar në 91 numri i viktmave që kanë humbur jetën për shkak të tërmetit në Izmir.
Ndërkohë autoritetet raportojnë dhe 994 të plagosur.
Tërmeti i fuqishëm që goditi të premten e 30 tetorit Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të
Samos, kishte një magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit.
Mediat turke thanë se
tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmaras, ku ndodhet edhe qyteti i Stambollit.
Tërmeti u ndje, gjithashtu, në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Mediat greke thanë se banorët e
Samos dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre. Në ishullin
Samos humbën jetën dy adoleshentë nga
tërmeti, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur mes tyre dhe një shqiptar.
Shtuar më 02/11/2020,
ora 14:14