Bien rezervat ujore afrikane nga ndryshimet klimatike
Edhe përpara ndryshimeve klimatike, madje edhe para “Ditës Zero”, kur Kejp Tauni (Cape Town) ishte i privuar nga uji në Afrikën e Jugut, planeti ynë po përjeton tashmë një krizë uji ndërkohë që rritja e temperaturave rrezikon të përshpejtohet.

Rrjedhat ujore të betonuara nga digat që nuk arrijnë më deri në det, ujëvarat mijëvjeçare të boshatisura deri në pikën e fundit, ujëra të kontaminuara nga ndotës të ndryshëm.

Rezervat e ujit të ëmbël të planetit janë tashmë të rrezikuara, madje edhe para se të ndjehen efektet shkatërruese të ngrohjes klimatike.

Qyteti i dytë afrikano-jugor nuk ka qenë i prekur nga këto probleme.

Në vitin 2014 ishin gjashtë rezervuarë që furnizonin katër milionë banorët e Kejp Taunit.

Por, pas tre vitesh të thatësirës historike, rezervat e ujit janë në nivelin më të ulët dhe banorët janë ftuar të mos përdorin më shumë se 50 litra ujë në ditë dhe për person.

Specilistët e klimës e kishin parashikuar këtë, por jo kaq herët.

“Ndryshimi klimatik duhet të na godasë në vitin 2025. Shërbimet meteorologjike të Afrikës së Jugut më kanë thënë se modelet e tyre nuk funksionojnë më”, theksoi zyrtarja e provincës së qytetit, Helen Zille. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori