Tërmet 6.9 ballë
Pëlqej
Një tërmet me fuqi prej 6.9 ballë sipas Rihterit ka goditur rajonin autonom të Tibetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga qendra sizmologjike kineze konfirmuan se epiqendra e tërmetit është regjistruar në zonën Nyingchi.

Pas tërmetit me fuqi prej 6.9 ballë janë regjistruar edhe dy dridhje të tokës me katër dhe pesë ballë.

Ende nuk ka informacione për viktima në njerëz ose të lënduar nga tërmeti i cili u regjistrua në thellësi prej dhjetë kilometrave.

Shtuar më 18/11/2017, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori