Bie sërish çmimi i naftës në Amerikë
Çmimet e naftës kanë rënë sot në minimumin e ri tremujor, pasi u forcuan nga tejngopja e ofertës pak muaj më parë.

Çmimi i naftës së lehtë amerikane u zvogëluan me 22 centë në 42.7 dollarë për barelë, ndërsa "Brent", nafta e Detit Evropian u lirua me 25 centë në 44.62 dollarë.

Ulja e çmimeve vijoi pas konsumit të rritur tre ditor të energjisë.

Analistët theksojnë se rezervat e benzinës javën e kaluar janë rritur, ndërsa rezervat e naftës kanë vazhduar të zvogëlohen për të dhjetën javë me radhë./albeu.com/
Shtuar më 27/07/2016, ora 15:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori