Largimi nga kabineti qeverisës i Matteo Renzit ka shtyrë kryeministrin aktual të Italisë, Giuseppe
Conte që të japë
dorëheqjen.
Diçka e tillë konfirmohet nga mediat
italiane, me gazetën “La Repubblica” që zbulon se ditën e nesërme,
Conte do të paraqesë
dorëheqjen në zyrën e presidentit e Republikës, Sergio Mattarella.
“Qëllimi im është të gjej një marrëveshje që jep një perspektivë të qartë politike për të qeverisur deri në fund të legjislacionit,” tha
Conte, sipas gazetës
italiane.
Pas dorëheqjes,
Conte shpreson të formojë një
qeveri të re që mund të llogarisë një shumicë më të gjerë.
Raporti shtoi se
Conte do të bashkojë forcat në një koalicion të ri që do të tërhiqte nga anëtarët e qendrës dhe të ashtuquajturve “të përgjegjshëm” të parlamentit.
Qeveria e
Conte u përballë me pakënaqësi në vend për shkak të menaxhimit të krizës ekonomike në vend.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 21:40