Bie nga kati i 6-te, shpeton per mrekulli
Albeu.com
Një fëmijë 4 vjeç i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes, megjithëse ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtesë në Zagreb të Kroacisë. Mediat kroate njoftojnë se 4-vjeçari u rrëzua sot nga rreth 15 metra, por ...... shpëtoi falë një peme të vogël dekorative në formë shkurreje, që amortizoi rënien. “Gjithçka ndodhi në pak sekonda, ndërkohë që bashkëshortja ime ndodhej në tualet. Fëmija ynë duke ecur këmbadoras u afrua tek dritarja u përkul dhe më pas ndodhi tragjedia", deklaroi babai i foshnjës. Fëmija i indentifikuar me inicialet N. M., ra mbi një pemë dekorative në formë shkurreje që ndodhej në hyrje të ndërtesës duke pësuar vetëm një frakturë në këmbë, ndërkohë që një fqinj menjëherë njoftoi shërbimin e urgjencës.
Shtuar më 04/07/2010, ora 16:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori