Bie në nivelin më të ulët deri më sot përkrahja ndaj Bushit
Albeu.com
Një anketë e kohëve të fundit e opinionit lë të kuptohet se mbështetja publike amerikane për Presidentin Bush vazhdon të bjerë dhe ka arritur nivelin më të ulët.Sipas Zërit të Amerikës,sondazhi u organizua në fund të një jave, për të cilën të dyja partitë kryesore politike pranojnë se ishte e keqe për Shtëpinë e Bardhë.
Rezultatet e anketës së përbashkët të rrjetit televiziv ABC dhe gazetës Washington Post tregojnë se vetëm 39 për qind e 600 personave të anketuar mendojnë se presidenti Bush po bën punë të mirë. Dhe 75 për qind thonë se besojnë që sinqeriteti dhe etika në qeveri kanë rënë nën presidentin Bush.
Shtuar më 31/10/2005, ora 15:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori