Alarmi me “Kinder Surprise” në Europë, reagon AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas konstatimit të miliona cokollatave “Kinder Surprise” me salmonelë në Europë, përfshi Britaninë e Madhe. Duke iu përgjigjur interesit të gazetares së ABC, Erblina Mile, AKU shpjegon se lotet problematike që janë hequr nga tregu në Europë nga kompania “Ferrero” nuk ka hyrë në Shqipëri.

Sipas AKU, në rastet kur një produkt rezulton jashtë normenë BE, atëhere edhe institucionet shqiptare njoftohen për të.

“Ky nuk është rasti”, shpjegon AKU.

Gjatë ditëve të fundit në Europë dhe ishullin britanik janë konstatuar 63 raste me salmonelë, të cilat dyshohet se kanë si burim çokollatat “Kinder Surprise” që kanë datë skandence periudhën nga 11 korriku deri në 7 tetor.

Shumica e të prekurve janë nën moshën 5 vjeç duke qenë se konsumatorët më të mëdhenj të kësaj çokollate janë fëmijët.

Reagimi i AKU për ABC

Kur bëhen importe të produkteve që dalin dhe nëpër Evropë jashtë norme, jemi pjesë e një sistemi alertimi, tek i cili raportojmë në rastet kur kemi njoftime mbi gjurmueshmërinë e produktit të tërhequr, bllokuar, asgjësuar. Ky nuk është rasti.

Nuk ka patur hyrje në PIK të këtij loti, kështu që nuk jemi në sistemin e raportimit dhe tërheqjes nga platforma RASFF

Në lidhje me rastin konkret të bllokimit të produktit Kinder Surprise nga Britania e Madhe duam të njoftojmë se nga sistemi ndërkombëtar RASFF nuk ka asnjë njoftim për Shqipërinë për Lotët problematikë