Foshnja u gjet brenda në valixhe, del ekspertiza: Fëmija lindi gjallë, nëna me probleme të shëndetit mendor

 Ka dalë ekspertiza për foshnjën e gjetur pa shenja jete në nja valixhe në qytetin e Korçës.

Burime pranë institutit të mjekësisë ligjore bëjnë me dije se foshnja i gjetur në valixhe i pajetë, ka lindur i gjallë dhe është futur në valizhe nga nëna 40 vjeçare Valmira Hasimllari, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Kjo e fundit vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe menjëherë është dërguar në spitali psikiatrik të Elbasanit, pasi gjendja e saj është rënduar së tepërmi.

Mostrat e foshnjes u dërguan drejt Tiranës për të bërë ekzaminimet e duhura ku ka rezultuar se ajo ka lindur e gjallë.

Tashmë pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Tiranës për të përcaktuar edhe veprën penale që rëndon ndaj Hasimllarit.