Bie çmimi i aksioneve të Facebook
Çmimi i aksioneve të rrjetit social Facebook ra ndjeshëm, gjatë ditës së dytë të tregtimit të tyre në bursë. Investitorët filluan dje me shpejtësi shitjen e aksioneve në tregun e këmbimit Nasdaq, duke e çuar çmimin e aksioneve të Facebook-ut në 13 për qind më pak.

Ai më vonë rimori disi veten, por gjatë këmbimeve të pasdites vonë, ishte ende në rënie, me më shumë se 10 për qind, dhe me një çmim prej 35 dollarë për aksion. Aksionet e Facebook-ut u tregtuan publikisht për herë të parë të premten, kur ato arritën një çmim prej 38,23 dollarësh, 23 cent mbi çmimin fillestar të ofruar. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2012, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori